10,09,2025

Rektori Bajraktari uron gratë për 8 Marsin

Must Read
Data 8 Mars simbolizon luftën e madhe që kanë bërë gratë nëpër vite për mirëqenien e tyre dhe të shoqërisë. Në këtë ditë, që ne e njohim si Dita Ndërkombëtare e Gruas, duhet të rikujtojmë se nënat janë ato që e mbajnë gjallë një familje dhe familjet e mbajnë gjallë një komb, një shtet. Prandaj, çdo ditë do t’i përkulemi fuqisë së tyre!

Ju jemi mirënjohës për sakrificën e përditshme, për dashurinë me të cilën ndërtoni themelet e çdo individi. Jeni fjala e parë dhe e fundit e çdo njeriu! Prandaj, do të luftojmë për çdo padrejtësi që bëhet ndaj çdo gruaje, sepse vetëm kështu themelet e shtetit do të jenë të fuqishme!

Urime Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
Paqi shëndet e jetë!

Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shfaqja “13” e Teatrit “Adriana” shpërblehet me disa çmime në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Ferizaj, Shtator 2025 – Një sukses i jashtëzakonshëm për Teatrin “Adriana”! Në edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img