17,11,2024

Rektori Bajraktari pranon Mirënjohje nga Unioni i Studentëve të Kosovës

Must Read

Ferizaj.27.09.2017. Unioni i Studentëve të Kosovës (USK), ka ndarë Mirënjohje për rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, për kontributin e tij në fushën e arsimit të lartë, për edukimin e gjeneratave të reja, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj USK.

Rektori Bajraktari i falënderoi studentët e këtij Unioni për mirënjohjen, si dhe i përgëzoi ata për punën e deritanishme në funksion të realizimit të të drejtave të studentëve dhe si rrjedhojë edhe ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

“Jam shumë i lumtur dhe mjaft i emocionuar kur e shoh që jam i dashur për studentët. Sot me keni emocionuar pafund, sepse unë jetoj dhe punoj shumë që ju, studentë të dashur, të merrni nga dija ime dhe kjo të ju shërbejë në të ardhmen. Unë dhe UShAF jemi të gatshëm çdo herë që të ju mbështesim në çfarëdo kërkesë tuajën dhe të përkrahim vendimet e juaja për studentët tanë. A ka më mirë se të shohësh rininë duke ecur përpara”, tha Rektori.

Ndërsa, kryetari i USK, z. Arben Mehmeti, falënderoi rektorin Bajraktari për punën e tij të palodhshme me studentët e UShAF dhe tha se falë tij, këta studentë do të jenë të aftë për tregun tonë të punës, i cili është i mangët për profesionistë të fushave të ndryshme.

“Jemi krenar që kemi njerëz të tillë dhe të privilegjuar që sot po ndajmë Mirënjohje për një njeri, i cili asnjëherë nuk është kursyer të ndihmojë USK dhe nga i cili patëm përkrahje të madhe për zhvillimin e Unionit”, tha z. Mehmeti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img