02,05,2024

Rektori Bajraktari po merr pjesë në Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar të Shkencës në Prishtinë

Must Read

Në cilësi të panelistit, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari po merr pjesë në Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar të Shkencës, me titull ‘’Horizontet e Reja në Shkencë’’, i cili po mbahet në Institutin ‘’Yunus Emre’’, në Prishtinë.

Simpoziumi është organizuar nga Instituti ‘’Yunus Emre’’, në bashkëpunim me Revistën Shkencore NWSA, Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe dy institucione të tjera të Arsimit të Lartë në Kosovë.

Në hapjen e Simpoziumit po marrin pjesë Ambasadorja e Turqisë në Kosovë znj. Kıvılcım Kiliç, Rektori i Unıversitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektori i Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Prof. Dr. Marjan Dema, si dhe përfaqësues të Universiteteve Publike të Kosovëes.

Në Simpozium, do të prezantohen punime dhe do të mbahen sesione të fushave të ndryshme nga përfaqësues profesionalistë të 12 shteteve, si: Turqia, Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Bosna dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Irani, Iraku, Azerbejxhani, Republika Jugore Turke e Qipros, dhe Hungaria. Ky Simpozium ka mbledhur përfaqësues nga 3 kontinente, 54 Institucione dhe universitete të ndryshme dhe do të zgjat për tri ditë me radhë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img