26,11,2025

Rektori Bajraktari në vizitë zyrtare në SHBA

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e një delegacioni nga Kosova të prirë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, pjesë e të cilit janë edhe rektorët tjerë të universiteteve publike të vendit.

Rektori Bajraktari, ministri Bajrami dhe Rektorët e Universiteteve Publike , gjatë kësaj vizite janë pjesëmarrës në “Samitin për Kosovën” i cili është organizuar në Universitetin “James Madison “ dhe në disa universitete tjera si ai i Harrisonburg,Virgjinias etj., në të cilët po mbahen punëtori lidhur me avancimin e Sistemit Arsimor të Kosovës , ku prioritet po i jepet Arsimit të Lartë.

Rëndësi e posaçme këto punëtori është duke iu kushtuar Strategjisë në përmirësimin e shërbimeve financiare dhe planifikimin strategjik, si dhe menaxhimit të buxheteve nga ana e universiteteve.

Gjatë qëndrimit në SHBA, rektori Bajraktari dhe pjesëmarrësit e tjerë, sipas agjendës po realizojnë një sërë takimesh edhe me përfaqësues të Bankës Botërore, të USAID-it të cilët me projekte të ndryshme po e ndihmojnë arsimin në Kosovë.

thumbnail_3 thumbnail_2 thumbnail_1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img