Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron
Bajraktari, i shoqëruar nga profesori Ibrahim Çunaku, ka qëndruar për vizitë zyrtare në
Angli, ku ka marrë pjesë në Akademinë për menaxhimin e arsimit të lartë dhe lidershipit.
Në këtë Akademi, pjesëmarrësit kanë promovuar njohuritë e tyre për politikat e arsimit,
organizimin dhe menaxhimin e resurseve njerëzore, si dhe çështje të planifikimit
financiar.
Në këtë ngjarje, ndër të tjera, pjesëmarrësit kanë ndarë edhe përvojat në mbledhjen e
fondeve dhe lidhjet alumni, si dy çështje madhore për aktivitetet universitare që janë të
ndërlidhura me zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit të lartë
Gjatë qëndrimit në Angli, rektori Bajraktari ka vizituar Universitetin e Oksfordit, ku është
takuar me udhëheqës të këtij universiteti. Gjatë takimeve që ka pasur me profesorët që
udhëheqin departamente të rëndësishme në këtë universitet, Dr. Rui Verde dhe Dr.Nina
Kruglikova, është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, me theks të veçantë
mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik.
Po ashtu, rektori Bajraktari ka pasur vizitë edhe në University of Central Lancashire, ku
është takuar me drejtorin për studime, Matt Thurston, drejtorin për partneritete, Paul
Rowe, zëvendëshefin e Shkollës së Mjekësisë dhe Stomatologjisë, Jim Gardner, si dhe
mësimdhënës të këtij Universiteti.
I shoqëruar nga menaxhmenti i këtij Universiteti, rektori Bajraktari ka vizituar edhe East
Lancashire Hospital, ku është biseduar për mundësinë e hapjes së një dege të këtij
spitali në Kosovë, si dhe mundësinë e punësimit të të rinjve të Kosovës në këtë spital.
Rektori Bajraktari ka marrë pjesë në Akademinë për menaxhimin e arsimit të lartë dhe lidershipit në Angli
Must Read