24,12,2024

REFLEKSION I NJË TË SHFRYTËZUARI TË PAMPOSHTUR

Must Read
Njerëzit që më njohin e dinë mirë se sa sherr të madh i kam pa politikës unë dhe familja ime. Për këtë arsye nuk ua baj hallall në asnjë mënyrë njerëzve që më kanë ndarë nga angazhimi im, puna, biznesi, karriera, inovacioni, shkenca e duke më ngarkuar politikisht pa nevojë. Unë kisha refuzuar pas luftës çdo parti politike pasi nuk kisha luftu për asnjë parti politike. Për mua ishte dhe bëj dallimin e atyre që duan të punojnë për vendin tonë ta çojmë Amanetin para dhe i atyre që punojnë kundër këtij Amaneti e kundër vendit tonë. Nga unë dhe familja ime ka përfituar populli ynë, qytetari ynë, komunitete të ndryshme. Ndërsa ne vetëm jemi dëmtuar dhe atë shumë bile. Unë dhe familja ime u angazhuam dhe e sollëm në pushtet në Ferizaj PDK-në në 2007-tën, një gjë për të cilën ndjehemi të shfrytëzuar, duke mos kursyer asnjë cent t’imin dhe pa kurfarë përfitimesh. E dinë fare mirë edhe Ilmi Reçica edhe Bajrush Xhemaili se për çfarë e kam fjalën se a do t’mund të fitonin pa këtë mbështetje. Duke ditur natyrën time se nuk jam një “YES MAN” (njeri që i thotë po çdo gjëje), sigurisht se filluan dallimet kur edhe doli fytyra e vërtetë njerëzve të cilët na kishin shfrytëzuar vetëm për të ardhur në pushtet për t’i përmbushur qëllimet e tyre të errëta, në stilin enverist “faleminderit që më ndihmuat e tash zhdukuni”. Në këtë aspekt, pak dallon edhe situata e 2013-ës, ku LDK-ja në Ferizaj, konkretisht Muharrem Sfarqa dhe AAK-ja, praktikisht na ishin përkulur vetëm që të bënim koalicion me të, duke na lutur përditë, pasi e dinin fare mirë se pa mbështetjen tonë ata kurrë nuk do të arrinin të vinin në pushtet. Dhe prapë unë dhe familja ime sakrifikuam me idenë se po i sjellim ndryshimin Ferizajt që e meritonte. Por, qeverisja e mëtejme e dëshmoi të kundërtën, ku sërish filloi të dilte natyra e vërtetë e secilit dhe qëllimet e vërteta që nuk kanë të bëjnë asgjë me interesin e vërtetë të qytetarëve. Unë dhe familja ime jemi dëmtuar shumë në shumë aspekte, por unë nuk jam dorëzuar kurrë dhe nuk dorëzohem kurrë. Nuk jam YES MAN dhe nuk do të jem kurrë! Dhe ashtu sikur jam i betuar, do të luftoj me tërë qenien time çdo gjë të keqe që i kanoset vendit e popullit tim. Dhe sigurisht ashtu sikur u kam thënë edhe më parë – falenderoj Zotin e madh që më ka dhënë trurin të cilin nuk mund t’ma marrin. Shyqyr që nuk e ka lanë Zoti që me vendosë me votë se na kishin fshi e vjedhë edhe trunin tonë. Por, jo, këtë tru nuk mund ta zotërojnë! Prandaj, unë vazhdoj të eci tutje me të gjitha plagët e marruna, pasi siç e kam përmendë shumë herë – vetëm Zoti i madh mund të më ndalë! Dhe shfrytëzimet kanë mbaruar! Ka vdekë ajo kohë! Do t’ju nevojitet një energji e dorëzani shumë e madhe për të arritur cilëndo marrëveshje të mundshme! Populli thotë shumë qartë se “Budallët kanë mbetë n’Qafë të Duhles”. FYA!
 
Kosova, Shqipëria dhe ku janë shqiptarët në Ballkan, kemi një fat të mirë që kemi një popull kaq fisnik e të lashtë me kaq shumë vlera, duke i dhënë edhe botë shumë siç i kemi dhënë një Nënë të Madhe – Nënën Tereze. Por, po ashtu, kemi një fat të keq se e kemi një racë aq të pistë brenda për brenda, sa që vështirë është t’u gjesh llojin në botë. Nuk jam i pari e as nuk do të jem i fundit që jam duke e potencuar këtë fakt, pasi nuk mund ta analizoj e studioj popullin tonë ma mirë se i madhi Fishta e besa edhe i madhi Konica, ku kanë vënë në pah të gjitha të mirat dhe defektet tona. Por ne, për gjithë këto dekada është dashtë të mbushemi mend! Duhet të mbushemi mend! Kjo racë e pistë brenda neve nuk është e madhe. Këtë kancer të shoqërisë sonë, që dihen me emra e mbiemra duhet populli t’i ndëshkojë që të ecim para aty ku e kemi vendin – në familjen europiane, si europianë të lashtë!
 
T’I MPOSHTIM PISAT! ATA JANË MË PAK SE NE!
PO NE MUNDEMI
 
Popullit e vendit tim ia baj hallall, ndërsa individëve kurrë!
 
Bashkim Fazliu Migjeni
26 gusht 2016
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img