12,04,2024

Referendumi i Anglisë rritë çmimet e pajisjeve teknologjike

Must Read

Kompania e prodhimit të kompjuterëve Dell në SHBA dhe kompania kineze e telefonave OnePlus kanë ngritur çmimet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, si rezultat i votave të vendit për të lënë Bashkimin Europian.

Një tjetër kompani, e cila merret me pajisjet e kamerave në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar së së shpejti do të ndjekë shembullin e Dell dhe OnePlus.

Intro 2020 tha se referendumi i ka vënë në vështirësi shumë kompani. Duke parë goditjet që ka marrë paundi gjatë ditëve të fundit, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve.

Dell nuk pranoi të japë shembuj të ndryshimit të çmimeve për produkte specifike të saj, por regjistri i raportimeve tregoi se kompania kishte zbatuar tashmë, një rritje përgjithshme të kostos me 10% në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në përputhje me pjesën tjetër të industrisë, çmimet e shpenzimeve tona janë në dollarë amerikanë, dhe për fat të keq, forcimi i dollarit amerikan kundrejt sterlinës dhe monedhave të tjera në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë , duke ndjekur vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të lënë  Bashkimin Europian, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin që ne shesim për klientët dhe partnerët tanë në Mbretërinë e Bashkuar, “tha një zëdhënëse.

“Ne e kuptojmë që kjo është një kohë e pasigurt për shumë biznese britanike, por ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me klientët dhe partnerët tanë për të ofruar produkte me vlerë dhe shërbime të shumta.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasja në Ferizaj, Agim Aliu: Të gjithë të tronditur, bashkëndiejmë me familjen e viktimës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur pas ngjarje së rëndë që ndodhi pasditen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img