Një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, republikanë dhe demokratë i kryesuar nga kongresisti Peter Roskam, ku ishin të pranishëm edhe kongresistët, David Price, Adrian Smith dhe Gerry Connolly, ka zhvilluar takim edhe me Komisionin për Politikë të jashtme të Parlamentit të Kosovës.
Me këtë rast kryetari ii Komisionit për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica , e ka vlerësuar lartë këtë takim ku është biseduar për zhvillimet në Kosovë.
“ Në kuadër të Kongresit amerikan janë programet për mbështetje të vendeve mike ku Kosova ka zënë një vend të posaçëm në kuadër të Komisionit të Kongresit për Zhvillimin e Demokracisë.” ka thënë Reçica.
“Me këtë rast është konfirmuar edhe njëherë mbështetje e fuqishme për komisionet parlamentare,stafin mbështetës,shërbimet për hulumtime parlamentare dhe shërbimet juridike të cilat do të mbështeten nga NDI” ka thënë Reçica.
Ai ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar edhe për zhvillimet politike në Kosovë si në ato të brendshme, demarkacionin, kthimin e listës serbe në Kuvend,asociacionin dhe rastin Haradinaj, dhe ato të jashtme me theks të veçantë për raportet me Serbinë dhe ndikimit Rus në regjion si dhe Integrimeve euro-atlantike të regjionit
“Takimi me Kongresistët amerikan ishte edhe një dëshmi se mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdoi edhe në të ardhmen” ka thënë Reçica/FerizajPress.com