02,05,2024

Reçica tregon se kur do të shqyrtohet deklarata për BE-në

Must Read

Kryetari i komisionit për punë të Jashtme, Elmi Reçica ka thënë pas mbledhjes së këtij komisioni se përfaqësuesit e partive opozitare bënë që deklarata e cila është paraparë ti adresohet BE-së, do të shkoj së pari për shqyrtim në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Reçica ka thënë për Indeksonline se insistimi i partive opozitare në rishikimin e demarkacionit, bëri që kjo deklaratë të shtyhet më tutje.

“Ne sapo e përfunduam takimin e komisionit parlamentar për  punë të jashtme ku e vetmja pikë ishte shqyrtimi i rëndit të ditës ishe drafti i deklaratës që do ti adresohet BE-së,

Opozita kishe bërë disa vërejtje disa sugjerime dhe propozime të reja, dhe ne menduam si të tilla të ja adresojmë kryesisë së Kuvendit e cila pastaj përmes shefave të grupeve parlamentare ta diskutojë atë çështje dhe të shohim se çka do të vendosi”, ka thënë Reçica.

Sipas tij nuk kishe dallim mes ideve të reja dhe atyre çka i deklaruan në mbledhje por përfaqësuesit e partive opozitare në komision parlamentar për punë të jashtme.

Reçica ka pohuar se kjo pikë pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të hënën. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img