26,11,2024

Reçica:  Presim që së shpejti  drejtësia franceze të nxjerrë vendim meritor për lirimin e ish-Kryeministrit Haradinaj

Must Read

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme  në Parlamentin e Kosovës, Elmi Reçica,  ka bërë të ditur se ka marrë përgjigje nga homologia franceze, Elisabeth Guigou, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës.

Bazuar në këtë përgjigje, Reçica ka shprehur bindjen se së  shpejti  autoritetet e drejtësisë franceze do të nxjerrin një vendim meritor për lirimin e ish-Kryeministrit z. Haradinaj.

“Sapo pranova përgjigjen përmes komunikimit diplomatik, nga znj. Elisabeth Guigou, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, lidhur me shqetësimin tonë për të cilin iu pata drejtuar ditë më parë për ndalimin e padrejtë të z. Ramush Haradinaj.
Duke qenë thellësisht i bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e z. Ramush Haradinaj lidhur me rolin e tij në Luftën Çlirimtare, mbi këtë bazë presim që të korrigjohet ky gabim dhe besojmë që sa më shpejtë autoritetet e drejtësisë franceze do të nxjerrin një vendim meritor për lirimin e ish-Kryeministrit z. Haradinaj.  Me këtë rast, njëherit dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen dhe respektin znj. Guigou për interesimin e saj mbi çështjen e z. Haradinaj, po ashtu besojmë se marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes Kosovës dhe Francës do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej” ka shkruar Reçica.

16344423_10210771186347516_1372965432_n 16343554_10210771186067509_1041465316_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img