Ferizaj.05.06.2017. Në një mbrëmje organizuar nga PDK ku ishin ftuar mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësorë u fol për rëndësinë dhe përkushtimin që ka pasur dhe do ta eë ky subjekt politik edhe në të ardhmen.
Programet e tyre për shëndetësi dhe arsim i shpalosën kandidatët për deputet, Mexhide Mjaku-Topalli, Agim Aliu dhe Elmi Reçica.
Mexhide Mjaku-Topalli tha se janë katër shtylla primare për një njeri,zoti që na krijojë, nëna që na lindi, arsimi që na edukoi dhe na përgatiti për jetë dhe shëndetësia që kujdeset për shëndetin tonë.
Ajo premtoi se arsimi dhe shëndetësia do të kenë prioritet në qeverisjen e Fillimit të Ri.
Kryetari i PDK-së dega në Ferizaj, njëherit kandidat për deputet Agim Aliu ka falënderuar mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësor për kontributin e tyrë dhën në shërbim të qytetarëve të Kosovës.Për shërbim në kohën kur gjithçka ishte e ndaluar dhe rrezikoheshim si komb.
Elmi Reçica me këtë rast tha se është PDK ajo e cila me ardhjen në pushtet prioritet i ka kushtuar mirëqenies së punëtorëve të arsimit dhe shëndetësisë. Janë këto dy kategori të cilavë me ardhjen në pushtët pas 11 Qershori do ti kushtohet rëndësi edhe më e madhe pasi janë shtyllat kryesore të një shteti. Nuk do të lejojmë që të na ikin kuadrot nga vendi për shkaqe materiale. Partia Demokratike e Kosovës është shëndetësia.Misioni i Fillimit të Ri do të kushtojë rëndësi dhe me ardhjen në pushtet me përfundimin e viti të parë do të dyfishohen pagat.” ka thënë Reçica.
Reçica tha se do të punohet që “populli i Kosovës të lëviz i lirë ne Evropë, e për këtë garant është kryetari i PDK, Kadri Veseli”
Reçica ka çmuar lartë vendimin e kryetarit të PDK-së që të tërhiqet nga pozita e kandidimit për postin e kryeministrit për ti hapur rrugë mos bllokimit të shtetit dhe të mos përsëritjes së situatës së zgjedhjeve të vitit 2014.
Reçica elaboroi edhe problemin e Spitalit të Ferizajt ku tha se me ardhjen në pushtet do të përfundoi odisejada e tij dhe do të bëhet realitet.
Në emër të punëtorëve shëndetësorë të pranishmit i ka përshëndetur Profesor Doktor Nehat Baftiu,ish deputet i legjislacionit të fundit në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së. Ai tha se mësimdhënësit dhe mjekët janë një kategori e cila meriton një trajtim dinjitoz.
Edhe ish rektori i Universitetit të Prishtinës,Dr. Muj Rugova ka folur për rëndësinë e investimit në arsim dhe shëndetësi.
“Ky koalicion i formuar prej forcave më të mëdha të dala nga lufta është në gjendje të qoj proceset para, e sidomos me përbërjen edhe të shumë subjekteve të ndryshme brenda sajë” tha Rugova.
Rugova tha se arsimi është kurora e një shteti dhe të gjithë ata që punojnë në këtë sektor ta kultivojnë edhe gjuhën standarde shqipe sepse jemi një popull dhe një gjak.