Elmi Reçica, kryetar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme ka treguar për dokumentin përmes të cilit pritet që pozita dhe opozita t’i harmonizojnë mendimet rreth çështjes së liberalizimit të vizave dhe Demarkacionit.
“Ne kemi qenë të ftuar si Komision në zyrën e Kadri Veselit dhe gjatë diskutimeve ka lind ideja që t’i përafrojmë qëndrimit për Demarkacionin dhe liberalizimin e vizave”.
“Grupet parlamentare janë të interesuar që Kosova ta fitoj liberalizimin e vizave,e poashtu janë theksuar edhe dallimet që janë tash mes pozitës dhe opozitës”.
“Do të tentojmë ta zgjedhim edhe çështjen e Demarkacionit”.
Këto komente Reçica i ka bërë në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit, i cili po ashtu ka thënë se siç dihet “së fundmi janë dy kushte për liberalizimin, kushti kyç është Demarkacioni”.
“Në raport me vendet tjera të rajonit jemi të mbingarkuar me kushte”.
“Unë mendoj se ky dokument do të ndikojë tek ato shtete që do të vendosin për vizat”.
“Liberalizimi nuk do të vlej vetëm për pozitën por edhe për opozitën”.
“Ne kështu do të vijmë tek një qëndrim i përbashkët dhe ta dërgojmë në Bruksel”.
“Esenca është që ne të japim shenja, se ne po punojmë bashkërisht”.
Reçica e ka komentuar edhe deklaratën e sotme të Boiken Abazit, Sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ishte deklaratë shumë e rëndë, deklaratë skandaloze”.
Abazi gjatë ditës kishte thënë se “Ideja e ndryshimit të psikologjisë kolektive në Kosovë nga “Nëna Shqipëri” te krijimi i një nëne të re, pra “Nëna Kosovë”, që lind “kombin” kosovar, e anashkalon faktin se “Nëna Kosovë” ka për “babë” Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për) dhunimit sistemit kolonialist”, ka transmetuar klankosova.tv