Ish deputeti dhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, së bashku me disa nga kandidatë për deputet nga ky subjekt politik, Kristina Gashi-Bytyqi, Gazmend Bytyçi dhe Imri Ilazi, kanë takuar Veteranet e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me programin e rimëkëmbjes shtetërore, PDK-ja synon të realizojë rritjen e pensionit për veteranët deri në 300 euro dhe rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta” ka shkruar Reçica.
Ky është postimi i plotë i Elmi Reçicës
Takim me Veteranet e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat me sakrificën dhe veprën e tyre në Luftën Çlirimtare, realizuan kauzën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi të Kosovës, me këtë rast, bashkë me kolegët kandidatë për deputetë, Kristina Gashi-Bytyqi, Gazmend Bytyçi dhe Imri Ilazi, bashkëbiseduam për sfidat shtetërore të Kosovës dhe proceset me të cilat do të përballet vendi.
Partia Demokratike e Kosovës në trashëgiminë e saj ka Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, simbolin e përfaqësimit misionit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, zotohemi se do të përkushtohemi pareshtur e pandalshëm për mbrojtjen institucionale e shtetërore të vlerave të luftës së UÇK-së dhe për kategoritë e dala nga lufta që të jenë sa më të pavarur e të integruar në shoqëri dhe me një rol aktiv. Me programin e rimëkëmbjes shtetërore, PDK-ja synon të realizojë rritjen e pensionit për veteranët deri në 300 euro dhe rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.