28,12,2024

Reçica nuk mbështetë idenë për këmbimin e territoreve me Serbinë

Must Read

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica nuk mbështetë idenë për ndërrimin e territoreve dhe siç deklaroi ai në emisionin ‘Debat’ në RTK se një ide e tillë është e pa pranueshme dhe e dëmshme.

“Tërësia territoriale e Kosovës është e pacenueshme”, tha ai.

Ndërkohë deputeti i PDK’së, tha se dialogu duhet të vazhdojë.

“Duhet të bëhet një rikapitulim i marrëveshjeve që janë arritur dhe të shikohen se cilat marrëveshje janë realizuar dhe cilat kanë mbetur pa u zbatuar, por duhet të insistohet në marrëveshjet të zbatohen. Kërkojë vendosmëri më të madhe sa i përket dialogut, pasi që transparenca e këtij dialogu është e pjesërishme”, ka thënë Reçica.

“Dialogu kufirin e ka kur Kosova e njeh Serbinë dhe kur Serbia e njeh Kosovën. Nuk e di kush ka dëshirë të takohet më Vuçiqin, porse dialogu është një obligim. 100 vjet kemi luftuar me Serbinë dhe tash është arritur liria”, tha ai.

Sa i përket asaj se kur mund të përfundojë dialogu me Serbinë, ai nuk ka përmendur ndonjë afat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img