16,11,2024

Reçica: Në Paris mund të takosh mërgimtarë shumë të veçantë të cilët kanë arritur majat e suksesit

Must Read

Deputeti Elmi Reçica gjatë vizitave që po bënë në diasporë po takon edhe shumë bashkëvendës të të cilët janë edhe afarist të njohur.

Në një  postim të tij në rrjetin social, Reçica   ka shkruar edhe për një takim me një bashkëvendës nga Ferizaj, Bujar Marevci, për të cilin thotë se ka arritur majat e suksesit.

“Në Paris mund të takosh mërgimtarë shumë të veçantë të cilët kanë arritur majat e suksesit dhe po na bëjnë krenarë çdo ditë kudo ku ata na përfaqësojnë.

Njëri ndër ta është bashkëvendësi im Bujar Marevci, me të cilin është kënaqësi të takohesh e të bashkëbisedosh. Bujari është themelues dhe president i kompanisë së teknologjisë RJ45, e themeluar në vitin 1993, në Paris të Francës. Kompani shumë e suksesshme dhe shumë e njohur në fushën e teknologjisë jo vetëm në Francë, por edhe në të gjithë botën. Bujari ka kontribuar në themelimin e rrjetit të bizneseve të Diasporës në Francë, ku edhe e ka udhëhequr këtë rrjet si Kryetar, dhe ka marrë mirënjohje për punën e tij nga Ministria e Diasporës.

Bujari ka migruar nga Ferizaj për në Francë qysh në moshë të re si nxënës i shkollës fillore, në fillim të viteve 70-ta. Është kontribuues dhe mbështetës i madh i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e Kosovës si dhe humanist i jashtëzakonshëm i cili në vazhdimësi po i ndihmon shqiptarët në forma të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni” ka shkruar Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img