17,05,2024

Reçica: Kryetari i Ferizajt do të jetë nga PDK’ja

Must Read

Deputeti i PDK’së dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, në një takim me strukturat e kësaj partie në Ferizaj ka thënë se me këtë qytetë do të qeverisë PDK. Ai ka thënë se kryetari i ardhshëm do të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Takim me strukturën e Partisë Demokratike në Ferizaj, nuk ka asnjë dilemë se Ferizaj do ta mbështesë PDK-në.

Kryetar i ri i Ferizajt do të jetë nga radhët e PDK-së i cili do t’u shërbejë të gjithëve qytetarëve, pa përjashtim, në mënyrën më të duhur”, ka shkruar Reçica në një postim në Facebook.

Në këtë takim së bashku me Reçicen shihet edhe njëri nga ish-drejtuesit e VV’së në Ferizaj, Xhabir Morina, i cili ditë më parë është kthyer në PDK’në e Kadri Veselit.

16729246-1033382606805994-9118836166840042174-n_1487186921-2150964 16683872-1033382600139328-4359713476086405143-n_1487186913-3457449 16730127-1033382613472660-7496175299844788460-n_1487187037-2715028

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img