19,11,2024

Reçica kritikon qeverinë për Spitalin e Ferizajt: Të rifillojnë sa më shpejt punimet

Must Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kritikuar qeverinë për bllokim për përfundimin e punëve për ndërtimin e spitalit regjional të Ferizajt.

Ai tha se spitali regjional i Ferizajt do të përurohej sot, në shënimin e 22-vjetorit kur spitali ushtarak i UÇK-së i Zonës Operative së Nerodimës që kishte qenë në Shpellën e Lakuriqëve kishte zbritur në qytet, por që tha se një gjë e tillë është pamundësuar nga qeveria.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për të gjithë qytetarët e regjionit të Ferizajt dhe është një moment historik. Sot 22 vjet spitali ushtarak i UÇK-së i Zonës Operative të Nerodimes i cili ka qenë në Shpellën e Lakuriqëve, ata të plagosur ushtarët dhe civilët kanë zbritur dhe është themeluar spitali i regjionit të Ferizajt dhe të gjithë qytetarët e dinë që është një ditë shumë e veçantë historike. Prej atij momenti pastaj kanë vazhduar angazhimet dhe punët për ta filluar dhe për ta përmbyllur ndërtimin e objektit të spitalit regjional të Ferizajt, mirëpo përkundër angazhimit dhe përkundër fuqizimit të kësaj ideje, sidomos dhe veçanërisht nga PDK e cila këtu e tri vjet më përpara e ka filluar ndërtimin e spitalit dhe ka qenë i paraparë që sot me 15 qershor ditën e 22 vjetorit të zbritjes së të plagosurve, ushtarëve dhe civilëve të përurohet ky objekt. Mirëpo edhe qeveria paraprake Kurti e cila i ka shkurtuar në maksimum mjetet buxhetore për vazhdimin e ndërtimit të spitalit regjional të Ferizajt, po ashtu edhe qeveria Kurti tash ka shkuar në hap më përpara dhe e ka ndaluar, e ka bllokuar ndërtimin e spitalit të Ferizajt”, tha ai.

Ai tha se me ndërtimin e atij spitali do të mund të trajtoheshin 250 mijë banorë të Ferizajt.

Reçica u shpreh se po të ishte PDK në qeveri dhe Uran Ismaili ministër i Shëndetësisë, sot do të përurohej spitali regjional i Ferizajt.

“U bëj ftesë qeverisë aktuale Kurti, ministrit të Shëndetësisë i cili po sillet më shumë si manekin sesa si një ministër i vërtetë që të rifillojë dhe të përfundojë sa më shpejt ndërtimi i objektit të spitalit regjional të Ferizajt. Gjithashtu i ftoj deputetët regjional, ne jemi 11 deputetë nga ai regjion dhe asnjëri nga ta gjerë më tani nuk e ka ngritur zërin për këtë objekt shumë të rëndësishëm. Gjithashtu ministri i Financave, Transfereve dhe Punës është nga Ferizaj dhe do të duhej që të kenë një kujdes të veçantë në mënyrë që të përmbyllet ky objekt i një rëndësie të veçantë. Po të ishte PDK në pushtet dhe po të ishte Uran Ismaili ministër i Shëndetësisë sot do ta përuronim atë objekt”, tha ai.

Spitali i Ferizajt ka zanafillën nga qershori i vitit 1999, ditën kur spitali ushtarak i ZO-Nerodimës me 65 te plagosur dhe personelin mjekësor nga zona e luftës vendosen në njërin segment të Shtëpisë së Shëndetit të qytetit në të cilin objekt gjendet edhe sot spitali.

Punën e fillon me tri repartet: Urgjenca, Gjinekologjia dhe Kirurgjia. Fillimisht ka qenë 110 punëtorë, prej tyre: 11 mjekë specialistë, 7 mjekë në specializim dhe pjesa tjetër personel i mesëm dhe personel ndihmës jo mjekësor. Fillimisht Spitali Rajonal qëndron ne mbikëqyrje financiare dhe kuadrovike nga QKUK (Qendra klinike Universitare e Kosovës), ndërsa në vitin 2005 me vendim te Ministrisë se Shëndetësisë Spitali pavarësohet duke u pranuar si Spitali Rajonal i Ferizajt. Me ligjin për Shëndetësi, është formuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Spitali i Ferizajt është pjesë e SHSKUK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img