09,05,2024

Reçica: Kosova merr mbështetje lidhur me procesin e integrimit evropian të Kosovës

Must Read

Dita e dytë e Konferencës ndër-parlamentare e Parlamentit Evropian, iu kushtua një varg temash të rëndësishme për procesin e integrimeve të vendit tonë, e të cilat u trajtuan në sesione të veçanta, sesionet e konferencës së sotme i kryesoi znj. Iskra Mihaylova, APE, Kryetare e Komisionit për Zhvillim Rajonal.

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në konferencën dy-ditore në Bruksel të organizuar nga Parlamenti Evropian, me këtë rast deputeti Reçica njofton për rëndësinë e takimeve të shumta që po realizojnë në kuadër të kësaj konference për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe institucioneve evropiane, si dhe për përafrimin e agjendës evropiane të Kosovës.

“Në kuadër të punimeve të konferencës, në fokus të diskutimeve bënin pjesë temat mbi procesin e para anëtarësimit të vendit tonë, fjalime patën shumë europarlamentarë në cilësinë e anëtarëve të komisioneve të Parlamentit Evropian, z. Tonino Picula, anëtar i Komisionit për Zhvillim Rajonal, e drejtoi sesionin: “Historia e politikës rajonale të BE-së: Ndërtimi i bazamentit për kohezion”, z. Franc Bogoviç, Anëtar i Komisionit për Zhvillim Rajonal, e drejtoi sesionin: “Politika rajonale e BE-së 2014-2020 dhe lidhja me IPA II: vlerësimi preliminar”, z. Ivan Jakovçiç, anëtar i Komisionit për Zhvillim Rajonal, e drejtoi sesionin: “Strategjitë makro-rajonale në politikën e kohezionit të BE-së: Strategjia e BE-së për rajonin e Adriatikut dhe Jonit”.

Në të gjitha takimet me europarlamentarët, komisionerët dhe drejtuesit e Parlamentit Evropian, morrëm mbështetje të fuqishme lidhur me procesin e integrimit evropian të Kosovës, në procesin e vazhdimit të ndërtimit institucional, përkrahje përmes prioriteteve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit IPA II, mbështetje në zhvillimin e rrjeteve ndër evropiane e në disa fusha të tjera si prioritete të integrimit evropian.” shkruan Reçica.

16409283_10210813944776450_2048014742_o 16443204_10210805476844757_1788480014_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img