02,05,2024

Reçica: Kosova ka mbështetjen për krijimin e ushtrisë

Must Read

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica tha se vizita e shefit të NATO-s në Kosovë dhe veçmas mesazhet e tij përkrahëse për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit tregojnë se partneret tanë janë të vendosur për të mos lejuar asnjë situate qe e cenon paqen ne rajon, çfarë ishin perpjkekjet e fundit agresive te Serbisë kundër Kosovës.

Reçica gjatë një interviste dhënë për emisionin politik Debat me Ridvan Berishen, qe transmetohet sonte nga ora 21:00, nënvizoi se vizita e shefit të NATO-s Stoltenberg është vazhdimësi e mbështetjes së pa rezervë që e ka pasur Kosova gjatë dhe pas luftës.

Kreu i Komisionit për Punë të Jashtme tha se deklaratat e shefit të NATO-s dhe qëndrimi i Sekeratrit Amerikan te Mbrojtjes James Matis, e dhënë disa ditë më parë, flasin qartë se shteti i Kosovës e ka mbështetjen e plotë në të gjitha drejtimet, përfshirë këtu edhe procesin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne duhet të ngutemi më shpejt për ta bërë ushtrinë”, theksoi Reçica. Ai ishte kritik edhe për veprimet e Qeverisë në këtë aspekt sikurse që pati vërejtje edhe për mënyrën e menaxhimit të temave të tjera të mëdha, siç është dialogu me Serbinë, demarkacioni dhe Asociacioni.

Dialogu me Serbinë duhet të jetë me transparent, shtoi Reçica duke rikthyer ne vëmendje sërish temën e zgjedhjeve të parakohshme si opsion të mundshëm që mund të ndodhë nëse për këtë ka pajtim midis dy liderëve Veseli e Mustafa.

“Ne në PDK kemi vërejtje për përformacën e Qeverisë”, u shpreh Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img