10,09,2025

Reçica kërkon mbështetje në proceset eurointegruese të Kosovës nga eurodeputetët

Must Read

Në Konferencën Ndër-Parlamentare që po mbahet në Maltë, ku po merr pjesë edhe delegacioni nga Kosova, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, ka vazhduar  të loboi për mbështetje të Kosovës në  proceset e Euro-Integrimeve të Kosovës.

“Në margjinat e Konferencës Ndër-Parlamentare në Maltë, pata rastin të zhvillojë një varg takimesh të veçanta me delegacionet e shteteve pjesëmarrëse si dhe me përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe të NATO-s.

Me delegacionin nikoqir të Maltës të kryesuar nga z. Luciano Busuttil, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit të Maltës.

Me delegacionin e Estonisë, z. Marko Mihkelson, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Estonisë, me znj. Keit Pentus Rosimannus, zëvendës Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, z. Luciano Busuttil, Kryetar i Komitetit të përhershëm për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane.

Më tej, me delegacione të tjera shtetërore dhe me përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe të NATO-s, z. Øyvind Halleraker, kryesues i Komitetit të Përhershëm për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Parlamentit të Norvegjisë, z. Karel Schwarzenberg, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë, z. Vilhjalmur Bjarnason, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Islandës dhe eurodeputet, z. Paolo Alli, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamenti të Italisë dhe Kryesues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, z. David McAllister, Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. Knut Fleckeistein, anëtar i Parlamentit Evropian dhe ish-Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në PE.

Në të gjitha takimet e realizuara me delegacionet përkatëse, mes tjerash, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndëparlamentar ndërmjet vendeve tona si dhe kërkova mbështetjen e vazhdueshme në procesin eurointegrues të Kosovës deri në anëtarësimin e plotë në BE” ka shkruar Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img