22,12,2025

Reçica: Integrimi në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor garancion për paqe, prosperitet, stabilitet dhe siguri në këtë pjesë të Evropës

Must Read

Përmes  një Deklarate të përbashkët  është përmbyllur  Samiti i Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit dhe Evropës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari I Komisionit për Punë të jashtm të Parlamentit të Kosovës,Elmi Reçica.

Në deklaratën e përbashkët  mes tjerash përmban edhe  këto pika më të rëndëishme të këtij Samiti:

  • Rëndësinë e një perspektive të qartë të integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si një garanci për paqe, prosperitet, stabilitet dhe siguri në këtë pjesë të Evropës;
  • U bë thirrje për përfundimin e suksesshëm të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të cilët mbeten të privuar nga liria e lëvizjes në zonën Shengen;
  • U përsërit se Kosova ka nevojë për mbështetje që të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, siç është Interpoli si garanci për forcimin e sigurisë përmes shkëmbimit të informacionit përkatës ndërmjet mekanizmave të intelegjencës në përballimin e sfidave të pazakonta, hibride si dhe kërcënimeve në rajon dhe në Evropë në tërësi;
  • U dakordua që Diplomacia Parlamentare duhet të luaj rol të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit konstruktiv ndërmjet vendeve të rajonit, në mënyrë që rajoni të përfitojë nga anëtarësimi në organizatat rajonale dhe globale, si dhe të ken rol të rëndësishëm në këto organizata;
  • Angazhim të theksuar në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon në bashkëpunim me NATO-n dhe akterë tjerë Euro-Atlantik;
  • U ripërsërit rëndësia e bashkëpunimit rajonal në shkëmbimin e informatave dhe përvojave efektive në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, institucioneve dhe akterëve tjerë të rëndësishëm Euro-Atlantik;
  • U theksua rëndësia e konsolidimit të sistemit të edukimit, politikë më funksionale, si dhe sistem më të mirë ekonomik për të parandaluar rrezikun e radikalizmit dhe dhunës ekstremiste në shoqëri;
  • U theksua rëndësia që të ketë aktivitete dhe masa konkrete për ri-integrimin dhe ri-socializimin e të ashtuquajturave “luftëtarë të huaj”, të cilët ishin të përfshirë në konflikte dhe janë kthyer në vendet e origjinës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img