Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se Marrëveshja për Demarkacionin do të kalojë në çdo mënyrë Ndërkaq, sa i përket futjes së gazit lotsjellës në brendësi të Kuvendit të Kosovës, Reçica ka thënë se kjo tregon se kush është i lidhur me Policinë e Kosovës.
“Kjo tregon se kush është i lidhur me Policinë e Kosovës”, ka thënë Reçica, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët po ia dalin që pa problem të fusin brenda bombola të gazit lotsjellës.