Deputeti Elmi Reçica merr pjesë në Strasburg të Francës, në kuadër të mbledhjes së gjashtë të Komisionit të përbashkët BE-Kosovë ndërlidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asocijimit.
Edhe ky takim i komisionit të përbashkët do t’i shërbejë bashkërendimit, zbatimit dhe avancimit të mëtejmë të MSA-së, të marrëveshjes ndërkombëtare të lidhur ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që ka për qëllim themelimin e marrëdhënieve formale dhe kontraktuale ndërmjet dy palëve drejt anëtarësimit të Kosovës në BE.
Në adresimin tim para eurodeputetëve me temën mbi: “Gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë”, theksova faktin se përkundër të arriturave edhe më tej indikatorët makroekonomik dhe social e vendosin Kosovën në mesin e vendeve më të varfra në Evropë, gjithashtu i njoftova lidhur me sfidat e tjera socio-ekonomike në vend, me realizimin e agjendës së miratimit të ligjeve që mundësojnë zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e shkallës së papunësisë, me ndërmarrjen e reformave fiskale dhe ekonomike në vend, si dhe veprimet që do t’i ndërmarrim mbi hartimin e politikave të punësimit dhe zhvillimit ekonomik, përmes reformave të mëtejme ekonomike dhe sociale për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe sociale në vend si dhe kujdesin për ruajtjen e stabilitetit fiskal.
Eurodeputetët shprehën përkrahjen e tyre në thellimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mirëfillta ekonomike dhe zhvillimin e tregut të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe vendeve të BE-së.