Realizohet thirrja e parë me kodin e ri telefonik të Kosovës, +383

Share

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, z. Agron Mustafa, ka realizuar thirrjen e parë telefonike përmes kodit shtetëror të ri telefonik, kjo thirrje telefonike është prezentuar në një konferencë për media është mbajtur në hapësirat e Telekomit të Kosovës.

Më tej, z. Mustafa, në conference tha se zbatimi i kodit shtetëror telefonik paraqet një lajm të madh për Kosovën, pasi ky kod i ka munguar shtetit të Kosovës që prej çlirimit të vendit.

“Me zbatimin e kodit të ri telefonik, gradualisht kodet tjera do të eliminohen. Kodi 381 deri në fund të 2017 do të largohet tërësisht”, ka thënë Mustafa derisa ka realizuar këtë thirrje telefonike.

Të ngjashme: