31,01,2025

Reagon Shala: Vetëvendosje po bën thirrje për likuidim të gazetarëve

Must Read
Mentor Shala

Deputetët e VV-së, shfaqen sot në Kuvend një banerë me fotografitë e disa zyrtarëve të shtetit, si dhe drejtorit të RTK-së e redaktorit Ridvan Berisha, ku akuzoheshin se janë fajtor për arrestimin e aktivistëve të tyre.

Shala e ka krahasuar VV-në me regjimet totalitare dhe diktatoriale, dhe ka thënë se po bën thirrje për likuidim të gazetarëve e shkatërrim të medieve.

Reagimi i plotë:

Me vjen shumë mirë një kolegë yni gazetar, Shkelqim Hyseni, ka dal në mbrojtje të profesionit dhe parimeve të gazetarisë. Kur në një vend (shtet) politika (pozitë e opozitë) e sulmon gazetarin ose mediumin, ai vend ka predispozita për diktaturë! Linçimet publike dhe thirrjet për likuidim të gazetarëve dhe shkatërrimit të mediave nga subjekte të caktuara politike (në këtë rast VV) janë praktika të njohura dhe të dëshmuara në regjimet totalitare e diktatoriale. Fatkeqësisht në Republikën e Kosovës ka subjekte politike me orientime të tilla.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img