Labi: Era Istrefi vlerë kombëtare Këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri i ka dalë prapë në krah këngëtares me famë botërore Era Istrefit. Kjo e fundit bashkë me Will Smith dhe Nickey Jam janë intepretues të himnit të Kampionatit Botëror, kënga është publikuar sot, shkruan rtv21.tv Lidhur me këtë sukses të saj , Labinot Tahiri ka reaguar përmes një postimi në rrjeteve sociale. Ai ka treguar se ndihet krenar me Erën. “Tash normal që e shpërndajnë se ne kur kemi suksese jasht vendit, themi është e jona na jem Shqiptarë, kurse për diten e Pavaresise e lanë jashtë listes! Haha çfarë jane disa ” organizatorë” E kanë të kotë, atë qe e bekon Zoti, se fundos dot as paraja e as njerëzit! E kam përvojenbkur njerezit duan të të rrënojnë..! Krenare me ty Era Istrefi Vlerë kombetare. #”, ka shkruar Labi.
Tahiri iu ka referuar një posteri i cili ka qarkulluar në rrjetet sociale në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Koosvës. Në këtë poster thuhet “Bac çikat na zbardhën ftyrën”, aty janë të përfshira Rita Ora, Dua Lipa dhe Majlinda Kelmendi por që mungon Era Istrefi. Mosprezenca e saj në këtë poster pat ngjallë reagime edhe atë kohë nga vet Labi./21Media