27,04,2024

Reagon PDK në Ferizaj: LVV lëshon klithmat e fundit para se të shuhet

Must Read

PDK , dega në Ferizaj, ka reaguar pas deklaratave të sotme të LVV në Ferizaj,  se arsimi në Ferizaj është kapur nga njerëz të caktuar, PDK i vlerëson fyerje dhe shpifje.

Në reagimin e PDK-së thuhet se puna e individëve  të cilët kontribuuan që Ferizaj të mos mbetet e vetmja qendër pa një institucion të lartë të shkollimit si duket    ka penguar ata të cilët gjatë kësaj kohë vetëm shkatërruan.

Për më shumë lexoni komunikatën e plotë  lëshuar nga PDK ,dega në Ferizaj.

Reagim  ndaj deklaratës së LVV-së në Ferizaj

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Ferizaj, reagon ndaj komunikatës së sotme të nën-komitetit për arsim të LVV-së në Ferizaj, në lidhje me fyerjet dhe shpifjet ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Komuna jonë z. Elmi Reçica.

Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisë lokale në Ferizaj, ku Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj nuk iu dëgjua zëri asnjëherë si opozitë, ndërsa këto ditë duke parë që qendra e saj në Ferizaj dita e ditës është duke u shuar, ka filluar të mbajë konferenca të njëpasnjëshme për të treguar se ekzistojnë.

Akuzat e saj të drejtuara ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës Kosovës për politizimin e arsimit në Ferizaj sa janë qesharake aq janë tendencioze.

Të gjithë qytetarët e Ferizajt e dinë më së miri kontributin e jashtëzakonshëm të deputetit Elmi Reçica që nga viti 2008 për hapjen e këtij Universiteti publik në Ferizaj.

Kujtojmë që i vetmi, qyteti i Ferizajt nga qendrat e mëdha të Kosovës nuk kishte universitet, por këmbëngulësia e deputetit Reçica bëri që edhe Ferizaj të bëhet qytet universitar.

Qytetarët e Ferizajt e dinë mirë që në kuvendin e Kosovës, kishte deputet të LVV nga Ferizaj, bënë shumë pak për të mos thënë asgjë për këtë Universitet.

Konsiderojmë që sulmet e tilla të ulëta ndaj deputetit Elmi Reçica janë të ulëta jo vetëm ndaj tij personalisht, por ndaj gjithë qytetarëve të Ferizajt të cilët janë shumë mirënjohës për kontributin e tij ndaj qytetit dhe qytetarëve të Ferizajt, jo vetëm për hapjen e universitetit publik, por edhe në fushën e shëndetësisë ku bëri që Ferizaj të ketë jo një qendër emergjente siç e kishte më herët, por të behej qendër regjionale spitalore.

Respekti ndaj tij u argumentua me besimin që ja dhanë qytetarët, ndërsa shpifjet e tilla nuk janë asgjë më shumë se një retorikë boshe për të njollosur figurat që dhanë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë! Universiteti i Ferizajt është një nga institucionet më perspektiv nga të gjitha institucionet e shkollimit të lartë, jo vetëm në regjionin tonë.

PDK Dega në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img