Deklarat nga PDAK-ja
PDAK bënë thirrje tek qytetarët e Republikës së Kosovës që mos të bien pre e dezinformimeve të Qazim Rrahmanit dhe Asllan Kryeziut kinse kanë aderuar mbi 150 aktivistë dhe anëtarë të PDAK-së, kjo është një gënjeshtër e madhe të cilën po e bëjnë tek qytetarët, por nga PDAK-ja janë larguar vetëm 7 persona.
Dhe nuk është e vërtet që ka aderuar komuna e Ferizaj, komuna e Obiliqit, komuna e Suharekës, komuna e Podujevës komuna e Mitrovicës, të gjitha këto degë janë aktive të PDAK-së, por janë disa individ të cilët kanë dhënë dorëheqje e jo degët komplete, por vetëm disa individ.
Dhe Qazim Rrahmani nuk është më zv.Minister i MPMS-së që nga data 13.01.2017 nga pozita që ishte është shkarkuar dhe nuk ka të drejtën të thirret në atë emër sepse na ishte njëherë dhe nuk është më.
PDAK ishe e ngulfatur nga vet Qazim Rrahmani dhe Asllan Kryeziu të cilët nuk e lenin as një anëtarë tjetër të PDAK-së ta jepte kontributin e tij dhe mendimin e ti sepse këta të dy e kishin vetën në qef dhe nuk lenin të tjerët të kontribuojnë për komunitetin Ashkanli, por ata ishin vetëm për interesat e tyre individuale, sepse pas rritjes së kuadrove ata e pan veten që po i humbin pozitat të cilat i kishin dhe shkuan në PAI aty ku e gjenin veten pasi në atë parti mungojnë të diturit dhe luajnë si të duan me ata anëtarë të cilët i kanë.
Qazim Rrahmani dhe Asllan Kryeziu prej PDAK-së u larguan sepse PDAK-ja çdo herë i afron afër vetes të gjithë studentët të gjithë ata të cilët përfundojnë fakultetin dhe e pan që në PDAK kishin konkurrent të tjerë dhe kishin frik që po mbesin pa pozita. Kjo është arsyeja përse shkuan në PAI, nuk është për bashkim të dy partive sepse këtë e kanë thënë vet Qazim Rrahmani dhe Asllan Kryeziu që janë kundër bashkimit të dy partive të Ashkalinjëve
Edhe njëherë bëjmë thirrje tek qytetarët mos të ju besojnë gënjeshtrave të Qazim Rrahmanit dhe Asllan Kryeziut, sepse këta të dy janë përçarës të popullit për ti ruajtur pozitat e tyre.
Sinqerisht
PDAK