Pas një akuze nga ana e subjektit politik PAI në drejtim të PDAK-së se po keqpërdor investimet për promovime partiake, PDAK dega në Ferizaj ka reaguar përmes një komunikate për medie.
PDAK këto akuza i ka hedhur poshtë duke kritikuar edhe gjuhën e përdorur në këtë komunikatë të PAI-së
“Gjuha fyese e PAI-së drejtuar subjektit tonë politik tregon tipin arrogant politik të tyre dhe si e tillë është e një niveli shumë të ulët zyrtar që PDAK nuk mund të bije në ndikimin e saj si parti Institucionale dhe Parlamentare “ thuhet në reagimin e PDAK-së, dega në Ferizaj
Reagimi i plotë i PDAK-së, dega në Ferizaj.
Të nderuar Bashkëqytetar.
PDAK, dega në Ferizaj, sot nga një Deklaratë publike është akuzuar nga PAI, që kinse Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i PDAK-së po keqpërdor investimet e Komunës së Ferizajt në vendbanimet e banuara me komunitete për poena politik të subjektit të tij politik.
PDAK.
Dega në Ferizaj, hedh poshtë të gjitha akuzat drejtuar në adresë të sajë dhe liderit të tyre z.Danush Ademi dhe deklaratën e PAI-së nuk mund ta quan ndryshe përveç një mllef dhe xhelozi karshi sukseseve tona të dëshmuara në partneritet me aleatët e saj politik në këtë rast me z.Agim Alin, Kryetar i Komunës së Ferizajt dhe partinë e tijë në pushtet me të cilin ka partneritet politik shumë vjeçar .
PDAK falënderon sinqerisht kryetarin Aliu për bashkëpunim dhe për orientimin e investimeve kapitale në vendbanimet e komuniteteve në Ferizaj dhe kjo po arrihet në partneritet me PDAK-në, si aleat shumë vjeçar i partisë në pushtet dhe shpërblim ndaj komunitetit që përfaqëson PDAK dhe vlerëson që projketet infrastrukturore janë shumë të nevojshme dhe kërkesa të drejtpërdrejta të PDAK-së.
PDAK dhe PDK njihen për bashkëpunimin e tyre politik në situatat më të rëndësishme zgjedhore dhe perderisa PDAK ka qenë përkrah mbështetjes së z.Aliu ju keni qenë kundër tij,dhe nëse sot flasim për investimet dhe të mirat që po i shijojnë komunitetet ato të mira na atribuohen ne si PDAK dhe kryetarit Aliu.
Të gjitha këto merita janë atribut i PDAK-së dhe partnerëve të saj dhe ky është vetëm fillimi,
Do të ketë edhe shumë investime të tjera kapitale falë punës dhe angazhimit të Deputetit z.Danush Ademi që më inicimin e tij ka orientuar edhe shumë projekte të tjera nga Qeveria e Republikës së Kosovës të cilat do të implementohen në Bashkëpunim Qeveri -Komunë dhe këtyre të mirave duhet të ju gëzohet PAI.
Komuna e Ferizajt është vendlindje e Deputetit Ademi dhe angazhimi i tij asnjëherë nuk ka munguar për interesin e përgjithshëm të shoqërisë ferizajase dhe nuk do të mungoj as në të ardhmen.
Vlen të theksohet që edhe të gjitha investimet e më hershme në Infrastrukturë që kanë ndodhur në vendbanimet ku jetojnë komunitete janë realizuar falë punës dhe angazhimit të Kryetarit z.Danush Ademi dhe PDAK-së
PDAK shpreh keqardhjen e sajë që PAI mban pozitën e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete por nuk din ta ushtrojë atë dhe ka shumë performancë të dobët të punës dhe bashkëpunimit.
Gjuha fyese e PAI-së drejtuar subjektit tonë politik tregon tipin arrogant politik të tyre dhe si e tillë është e një niveli shumë të ulët zyrtar që PDAK nuk mund të bije në ndikimin e saj si parti Institucionale dhe Parlamentare.
PDAK do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha organet gjegjëse për mbrojtjen dhe interesat e komunitetit Ashkanli duke e dëshmuar veten çdo herë për sukses dhe progres si forca më e madhe politike e Ashkanlive të Kosovës.
Sinqerisht : PDAK .Dega Ferizaj,