14,05,2024

Reagon LVV në Ferizaj: Në QKMF nuk ishin persona të dyshimtë por anëtarë të kryesisë të LVV!

Must Read

Pas reagimit të QKMF-së se ditën e  djeshme disa persona nga Lëvizja Vetëvendosje kanë  bërë vizita të dyshimta në QKMF në Ferizaj ka reaguar edhe LVV,Qendra në Ferizaj. Personave që na quajnë të dyshimtë ju tregojmë hapur se jemi anëtarë të kryesisë të LVV! njëri sekretar organizativ i Qendrës së LVV! në Ferizaj Dr.Mr. Fazli Shabani dhe Dr. Shyqeri H. Hyseni Pneumoftiziolog dhe Radiolog, përgjegjës i nënkomitetit për shëndetësi dhe ish drejtor i QKMF, të autorizuar nga kryesia e LVV! Ferizaj, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Reagimin e plotë lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim.

 

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Ferizaj

REAGIM

Shkrimi i QKMF-së në portalin ferizajpress.com se vizitat e personave të LVV! bëjnë presion, provokojnë, shantazhojnë e janë të dyshimta nuk qëndrojnë, madje janë banale. Si subjekt politik LVV! ka të drejtë të pamohueshme të përcjellë punën e secilit institucion nën kompetencat e komunës, të informohet me punën e tyre, me vështirësitë dhe të arriturat e tyre.Prandaj si në çdo pushtet opozita është shtyse ose promotore për të mirën progresive.

Ne si LVV! nuk kemi marrë asnjë shënim nga asnjë protokoll për asnjë pacient , kemi pyetur për numrin e pacientëve, patronazh, vizita sistematike etj. Ndoshta QKMF, stafi I saj drejtues nuk ka arritur asnjëherë t’I vizitoj QMF-te e stacionet shëndetësore dhe ate në mëngjes dhe në mbarim të orarit për të vlerësuar vajtje-ardhjen me kohë si parakusht pëe punë të mirë cilësore e të suksesshme.

Jeni të gabuar kur thoni se me këta duhet të merren organet e sigurisë e drejtësisë.
Nuk janë këto për të penguar subjektet politike që kryejnë punët e tyre, që përcjellin zhvillimet shoqërore ekonomike e shëndetësore. Së fundi ne I vizitojmë institucionet, kolegët, pacientët ,deklaratat e tyre që nganjëherë janë shqetësuese.Shembull kur mjeku thotë se nuk është në disponim për të ekzaminuar, eja nesër thotë ai ose kur institucioni orarin e punës e fillon me 30 minuta vonesë ose largohet nga vendi I punës 30 minuta më herët.

Në të vërtet ju po shantazhoni duke menduar të na frikësoni me organet e sigurisë e të drejtësisë të cilën gjë s’mund ta arrini asnjëherë sepse nëse asnjë subjekt politik nuk I ka provuar këto, LVV! është ajo që I ka përjetuar. Askush nuk e autorizon askënd për institucionin e vet për t’i gjetur të metat, gabimet dhe keqmenaxhimet. Nuk kemi nevojë për autorizime të tilla, neve na autorizon subjekti jonë politik, shëndeti I qytetarëve, ankesat e tyre dhe pastaj reflektimi ynë. Për të gjitha këto do të ju informojmë; për vizitat, për vendin, kohën dhe të gjeturat dhe do të japim propozimet tona për dalje nga kjo situatë.

Përderisa nuk bëjmë kurrfarë veprimi që është në kundërshtim me sigurinë dhe drejtësinë nuk u a kemi frikën, jo. Ka drejtësia dhe siguria me çka të merret e jo me veprimet tona që u’a hapin sytë institucioneve të cilat flenë dhe shëndetin e njeriut nuk e llogaritin parësor. Ne gjithherë dhe për shumë çështje e kemi thirrur sigurinë e drejtësinë për të vepruar gjë që nuk ka ndodhur.

Gënjeshtra e insinuata janë këto, mosnjohje e domethënies së fjalëve, mosnjohje e fjalorit të cilat e vënë në dyshim një pjesë të madhe të QKMF-së. Fjalët e përdorura vend e pa vend gjoja për të thënë diçka, e vënë në pyetje njohurinë e tyre, madje sikur janë gjetë diku dhe janë futur në fjali.

Ju sigurojmë se ne pandërprerë do të monitorojmë shëndetësinë ferizajase dhe për çdo gjë do të ju informojmë, ndërsa përgjegjësve të QKMF –së iu themi të kujdesën më shumë për kushtet e punëtorëve në punë, për diskriminimin e hapur që iu bëhet punëtorëve në të ardhura personale, për privilegje të njërit ndaj tjetrit. Natyrisht për këto do të njoftoheni kur të flasim për secilën QMF apo stacion shëndetësor veç e veç. Në vizitë kanë shkuar kolegë, qytetarë të njohur të cilët po qe se kanë sy e vesh do të dëgjojnë dhe do të shohin.
Personave që na quajnë të dyshimtë ju tregojmë hapur se jemi anëtarë të kryesisë të LVV! njëri sekretar organizativ I Qendrës së LVV! në Ferizaj Dr.Mr. Fazli Shabani dhe Dr. Shyqeri H. Hyseni Pneumoftiziolog dhe Radiolog, përgjegjes i nënkomitetit për shëndetësi dhe ish drejtor i QKMF, të autorizuar nga kryesia e LVV! Ferizaj.

Si mjek , ju sygjeroj qe inatet të mos shëndërrohen në patologji sepse pastaj nuk mund të bëni gjumë të qetë dhe për pasojë ditën nuk mund të punoni. Kujdes pra! Njëherit iu bëmë me dije se në të ardhmën e afërt dhe të largët do të kërkojmë përgjegjësi nga secili udhëheqës që nuk e ka kryer punën si duhet, ka keqpërdorur për interese personale apo grupore.

Shkrimet për shëndetësi duhet të kenë bazë në humanitet, drejtësi, sinqeritet e jo në forcën e pushtetit sepse fatlumësisht pushtetet ndryshojnë, ikin e qytetarët e pacienti mbetën aty.

Dhe në fund ne si LVV- Qendra Ferizaj pyesim stafin drejtues të QKMF-së:

1. Pse nuk ka të drejtë një subjekt opozitar të vizitojë institucionet shëndetësore?

2. Në çfarë forme është bërë presioni, provokimi dhe shantazhimi?

3. Çfarë është e dyshimtë, joligjore dhe qëllimkeqe nga keto vizita?

4. Çfarë dokumente konfendenciale dhe prej kujt janë kërkuar dokumentet që cënojne privatësinë e pacientit?

5. Pse i gjithë ky mllef ndaj këtyre vizitave kur ne jemi interesuar për prezencën e punetorëve shëndetësorë, kushtet teknike, teknologjike, aparaturën që në shumicën e rastëve mungojnë.

Prandaj ju si institucion shëndetësor duhet të jeni në shërbim të qytetarëve në nevojë e jo në shërbim te politikave ditore të pushtetit aktual.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img