27,12,2024

Reagon Labi: Nëse ATK thotë se i kam borxh shtetit, le të më fusin në burg

Must Read

Këngëtari dhe humanisti, Labinot Tahiri, ka mohuar t’i ketë borxh shtetit pavarësisht pretendimeve të Agjencisë Tatimore të Kosovës, të cilët po trajtojnë rastet e këngëtarëve të estradës që i kanë ikur tatimit.

Reagon Tahiri: Nëse ATK thotë se i kam borxh shtetit, le të më fusin në burg

Labinot Tahiri përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se nuk i ka borxh ATK-së, dhe se nëse del që ka borxh ndaj këtij institucioni, atëherë të dalë në gjyq.

Ai ka thënë se ka paguar gjithnjë tatimet ndaj ATK-së që nga viti 2005.

“Nëse ATK- ja thotë se unë i kam borxh atëherë le të më fusin ne BURG. Nëse ATK-ja thotë se Labi nuk ka pranuar të i kryej obligimet atëherë le te më qesin ne Gjygj”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se përkujdeset për shtetin e Kosovës dhe se nuk dëshiron rasti i tij të jetë një shembull i keq për të tjerët.

“Nuk ndodh që unë ta sjelli vullnetin e femijeve të mi që mos ta duan shtetin tim, por me pagesat e tatimeve dhe ato se çfarë i duhen shtetit, unë u tregoj se duhet të paguajm dhe une paguaj që nga 2005-tattim! Atëhere kur Kosova akoma se kishte PAVARSINË”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë i Labinot Tahirit:

Pas futjes sime në politik, janë duke u munduar të më poshtrojnë, por e kanë të kotë…!
Unë paguaj sa do që Shteti cakton obligimet ndaj meje, unë i pergjigjem me POOOO DREJTESISE DHE SHTETIT TIM.
Asnjëherë nuk ndodh që unë të mundohem ta drejtoj jetën e qytetarëve të mi duke i ikur këtyree titujve siq e ka quajtur gasetari…!

Ky është Shteti im, ky është vendi im, ky ėshtë ardhmeria e vendit tim dhe e femijeve të mi.
Nuk ndodh që unë ta sjelli vullnetin e femijeve të mi qe mos ta duan shtetin tim, por me pagesat e tatimeve dhe ato se çfarë i duhen shtetit, unë u tregoj se duhet të paguajm dhe une paguaj që nga 2005-tattim! Atehere kur Kosova akoma se kishte PAVARSINË!

Tani fakturat që i publikova, jane disa nga ato qe i shifni dhe, këto nuk janë paguar sot, por me kohë dhe me shumë përgjegjesi.
Obligimet ndaj ATK-s, i kam kryer gjithnje… e din mire administrata, e jooo ky titull per qefe te gazetareve se LABI ia ka borxh Shtetit 90.000 euro është e pa pranuar..!
Plus per me kqyr mem njellos sa ma shumee ee ka shkruar se jam Kryetari i AKR-së në Ferizaj, është rren se hala nuk jam be!
Mosni kështu se nuk shkone jeta me këto maskarallike!

Unë i kuptoj disaa gazetarë, mirpo kur tejkalojne normat është jo e hjishmee!
Vazhdoni shkruani se keshtu e ka kur i drejti sulmohet por do rregullohet kjo menyree e jeteses për qytetarët dhe për vendin tim.

Nese ATK- ja thot se une i kam borxh atehere le te me fusin ne BURG.
Nese ATK-ja thot se Labi nuk ka pranuar te i kryej obligimet ateher le te me qesin ne Gjygj.
Mos mos ti gazetar me mua mos se sben.
Me thiri nje far Agroni i gazetes fjala, boll mire ja spejgova i thash nuk kam borxh o zotni se borxh eshte kur une nuk du me ja pagu, po qe prap e kishte shkruar sipas deshires se tij!

Pamare parasyshe se ne cilen parti do te isha, per mu ka vlere me shumee Kosova se çdo gjë tjeter dhe une jam i gatshem te digjem dhe te flijohem per te.

mamai

hahai

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img