Bordi udhëheqës i klubit,futbollistik “FC Ferizaj”, nëpërmjet këtij shkrimi i bënë të ditur mbarë opinionit futbolldashës se për klubin tonë “FC Ferizaj”, ndarja e drejtësisë nga gjyqtarët e përcaktuar nga FFK për ndeshjen kampionale “FC Flamurtari & FC Ferizaj”, u shndërrua në ankth dhe dënim për ” FC Ferizajn” mbi bazën e lojalitetit të paparë dhe tejet iritues i shfaqur, në veqanti nga ndarësi kryesor i drejtësisë në fushë, gjyqtarit të ndeshjes z. Shpëtim Murtezi, dhe në këtë rast, Bordi nxjerr këtë reagim:
Reagim:
Ndeshja e djeshme për klubin tonë FC Ferizajt ishte pothuajse vendimtare për të vazhduar e mbajtur gjallë shpresat për të qenë edhe në kampionatin e ardhshëm pjesë e superligës, këtë shpresë dhe objektiv, e treti dhe humbi gjygtari i ndeshjës z. Shpëtim Murtezi së bashku me ndihmësit e tij, të cilët hapur ishin pjesë e pandarë dhe promotor motivimi për angazhimin e futbollistëve të “FC Flamurtari” për arritje të fitorës dhe asgjë tjetër. Pra fitore për “FC Flamurtarin” dëshiroj gjygtari i ndeshjes dhe atë e arriti, fillimisht duke akorduar “penalltin” për “Fc Flamurtari”, e cila fare nuk kishte të bënte me penallti (shih videon), dhe atë në minutat e fundit të pjesës së parë, kur rezultati në mes ekipeve ishte baraz (0:0).
Ishte irituese dhe e dhimbshme, kur dëgjosh nga futbollistët tanë të cilët janë të gatshëm të argumentojnë këtë fakt, lidhur sharjet dhe kërcënimet që gjyqtari në fjalë ua kishte bërë, gjatë gjithë kohës disa prej futbollistëve si, Behar Bardhit e Fillonit Shaqirit.
Bordi udhëheqës i klubit FC Ferizaj, kërkon nëpërmjet këtij reagimi nga organet kompetente mbrenda Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe institucioneve tjera, të reagojnë për të ndëshkuar njerëzit e tillë të cilët në emër të institucionit të cilin e përfaqësojnë, ndëshkojnë pa mëshirshëm shpirtin e futbollistëve në fushë dhe pastaj të të gjithë futbollëdashësve, në këtë rast të FC Ferizajt.
Kjo nuk duhet toleruar, kjo është mizerie, krejtësisht e pafalëshme, patjetër duhet të ndalën këta njerëz, që shuajnë shpresat e të rinjëve, nëpërmjet padrejtësive në emër të drejtësisë!
Skandaloze!.