Pas lajmit se nënkryetari i nëndegës së LDK-së nga fshati Jezerc përkrah Agim Aliun për kryetar të Ferizajt, në emër të kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj ka reaguar Gëzim Kokollari, anëtarë i kryesisë së degës në Ferizaj.
Kokollari ka thënë se Burim Ugzmajli nuk është pjesë e strukturave të LDK-së tash e një kohë.
Ky është reagimi i plotë i Gëzim Kokollarit në emër të degës së LDKs-së në Ferizaj
Rragim lidhur me lajmin se kryetari i nëndeges së LDK-së e përkrahë Agim Aliun për kryetarë të komunës.
Dëshiroj ta njoftoj opinionin ferizajas se Burim Ugzmajli nuk është pjesë e strukturave të LDK-së, tash e një kohë. Burimi edhe ne zgjedhjet e kaluara ka qenë pjesë e Listës Guxo.
Këto shpifje po vijnë si pasojë e frikës që e ka kapluar pushtetin aktual. Burim Ugzmajli është drejtor i shkollës në Jezerc dhe kjo tregon shumë për fytyrën dhe karakterin kërcënues e shantazhues të këtij pushteti.
Gëzim Kokollari, anëtar i kryesisë LDK – Ferizaj.
Por Burim Ugzmajli edhe njëherë ka pohuar se është kryetar i nëndegës së LDK-së në fshatin Jezerc dhe anëtar i kryesisë në nëdegën e Ferizajt te Sherret
Kjo është përgjigja e plotë e Burim Ugzmajlit dhënë Ferizajpress ndaj reagimit të Gëzim Kokollarit
Reagim
Unë Burim Ugzmajli jam ende kryetar nëndege në Jezerc dhe po ashtu jam anëtar kryesie në nëndegen te Sherret 1/3
Unë nuk kam pasur asnjë presion nga kryetari Aliu por me vet dëshirë, pa asnjë kërkes timen e kam mbështet dhe do ta mbështes kryetarin e tanishëm dhe në të ardhmen z. Aliun.
Po ashtu unë kam qenë delegat i zgjedhur për kuvendin e fundit të LDKse për kryetar Dege në Ferizaj
Kjo dihet nga qytetarët dhe unë e kam princip timin që kur të mbështes një kandidat për kryetar e mbështes haptas e jo në mënyrë tinxare siç e bëjnë disa individ në disa parti por edhe disa në LDK.