19,07,2025

Noizy ka dhe një sulm kundër Ledrit? (Foto)

Must Read

Pasi zhvendosi gjithë vëmendjen tek vetja me deklaratën kundër Ledionit, reperi ka folur sërish për “Top Awards”. Pse e braktisi Noizy mbrëmjen muzikore ku ishte parashikuar të performonte?

Përgjigjen e ka dhënë në një intervistë për revistën “Who”, ku reagimi i tij ka ngritur dyshime të forta mbi një tjetër sulm, që Noizy duket se i rezervon ish-rivalit, Ledri Vula. Rigels Rajku shprehet se vendosi mos shkojë në festival “pasi e mori vesh se kush do marrë çmime dhe sa do merrnin për kokë”.

Por ajo që goditi më shumë në prononcimin e tij duket se ishte kur reperi foli për marrëdhëniet me festivalet. “Unë nuk fus miq e as dashnoret e mia të fitoj festivalet”.

Mos ndoshta me këtë fjali Noizy i referohet marrëdhënies së ngushtë të producentes së Top Awards, Lori Hoxhës dhe të dashurës së Ledri Vulës, Adela Sollaku?

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img