17,11,2024

Reagon Faruk Tasholli: Kush po shpif në emrin tim kundër Muharrem Svarqës

Must Read

Ferizaj.29.10.2017. Pas publikimit të një shkrimi në media se edhe shokët po e braktisin Muharrem Svrqën, e i cili kryesisht bazohej në një postim të krijuesit Faruk Tasholli , ky i fundit  sërish ka reagur përmes një shkrimi

 Shkrimin e Faruk Tashollit të plotë mund ta lexoni në vazhdim. 

KUSH PO SHPIF NË EMRIN TIM KUNDËR MUHARREM SFARQËS

Se diskursi i pa kriter në jetën publike në Kosovë ka shënuar kulmin e poshtërsisë, më ra të shoh sonte në orët e vona, madje me sugjerimin e një lexuesi të zakonshëm. Fjala është për një kozeri timen në Facebook të datës 25 tetor 2017, në ora 21.14. Këtë shkrim timin të rastit, portali Lajmi.net i datës 28 tetor 2017, në ora 19.20,(transmetuar edhe nga Ferizajpress) e keqpërdorë aq vrazhdë, në mënyrë jo se jo profesionale, por edhe shumë të ulët, duke „përcaktuar „ përmendsh raportet e mia të dikurshme e të sotme me kryetarin aktual të Ferizajt Muharrem Sfarqa. Kjo është një shpifje që bëhet publikisht në emrin tim në mënyrë të paskrupull dhe të palejueshme njëkohësisht. Ky veprim i portalit Lajmi.net është i denjë për gjyq, mundësi të cilën do të përpiqem ta shfrytëzoj në të ardhmen për këtë rast, pasi në mënyrë të padrejtë vëhët në spikamë emri im në vlugun e fushatës elektorale për kryetar komunash. I bëj me dije opinionit publik se unë as kam qenë e as jam anëtar i asnjë partie politike dhe nuk kam pasur as kam nevojë t’ia kthej kujt shpinën. Për ta dëshmuar këtë që thashë më lartë, e risjell shkrimin tim ne FB dhe shkrimin shpifës të Lajmi.net, që lexuesi të informohet më së miri me këtë gënjeshtër të portalit në fjalë, ku unë nuk përmendi asnjë emër, por tallëm me dukurinë e gënjeshtrës që ka marrë hov nëpër zgjedhje të shpeshta lokale dhe nacionale në Kosovë.Pra, ne shkrimin e mëposhtëm gjithçka është e pasaktë, në dy paragrafet shpifëse mbi shkrimin tim: Disa balotazhistë…

Edhe miqtë e braktisin Muharrem Svarqën në Ferizaj, e quajnë gënjeshtar

Kryetarit aktual të Ferizajt, Muharrem Svarqës, tash sërish kandidat i LDK-së për kryetar, i cili do të matet me Agim Aliun në balotazh, i janë kthyer kundër edhe miqtë e ti
Madje, jo vetëm që nuk po i besojnë, por edhe po e quajnë gënjeshtar.
Para disa ditësh edhe ish-miku i Svarqës, shkrimtari Faruk Tasholli, e ka quajtur atë gënjeshtar, duke tërhequr paralele me logjikën serbe për gënjeshtrën dhe Dobrica Qosiqin.
DISA BALOTAZHISTË MA KUJTOJNË DOBRICA QOSIQIN
Disa kandidatë për kryetarë komunash në blotazh, sidomos ata që kanë më pak vota se kundërshtarët e vet, me qëndrimet e tyre, me fjalët e tyre, ma kujtojnë një thënie të „babit të popullit serb“ Dobrica Qosiq:
„Rrena është virtyti më i mirë i popullit serb. Ne rrejmë ta mashtrojmë veten, t’i inkurajojmë të tjerët,ne rrejmë për falje,ne rrejmë se kemi mbisunduar frikën, rrejmë që ta fshehim mjerimin tonë.Rrena është formë e patriotizmit tonë dhe vërtetim i intelegjencës sonë. Ne rrejmë me inkurajim dhe me kreativitet…”, ka shkruar Tasholli.
(Lajmi.net, 28 tetor 2017, 0ra 19.20)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img