10,05,2024

Reagon Demokracia Studentore ndaj Degës së LDK-së në Ferizaj

Must Read

Pas ngjarjeve në Kuvendin e Ferizajt kur aktivist të organizatës “Demokracia Studentore” bllokuan punën e Kuvendit  dhe reagimeve nga dega e LDK-së dhe grupi i grave asambliste nga ky subjekt politik ,ka reaguar  organizata “Demokracia Studentore”.

Reagimin e  organizatës “Demokracia Studentore” mund ta lexoni të plotë në vazhdim.

Kryetari i organizatës “Demokracia Studentore”  Mexhid Ramusa shprehet se Dega LDK-së në Ferizaj e cila i del në mbrojtje Kryetarit Sfarqa është bërë pasi që ata përmes një reagimi mundohen ta pastrojnë Kryetarin e kësaj dege për atë që më herët kishte fyer një asambleiste, andaj aktiviteti i “Demokracisë Studentore” është bërë për të kundërshtuar fyerjet ndaj gjinisë femërore.

“Ne jemi organizatë studentore që target grup i kemi studentët, por jo vetëm, ngase ne u shërbejmë edhe vlerave të popullit përfshirë edhe kundërshtimin e shprehjes së vrazhdë ndaj gjinisë femërore. Andaj, ne edhe sot edhe kurdo herë kemi reaguar për të kërkuar drejtësinë, por nuk kemi kryer favore politike siç e quan Dega e LDK-së, mirëpo gjithmonë ishim kundër politikave denigruese të qeverisjes aktuale që udhëhiqet nga kjo parti politike. Ne kemi mbrojtur vlerat e gjinisë femërore kësaj radhe, por nuk përjashtojmë që gjithmonë të reagojmë në mënyrë të tillë kur shohim sjellje kaq të pahijshme nga qeverisja lokale apo edhe qendrore.”

Gjithashtu, qeverisja aktuale ka një qëndrim shumë negativ ndaj studentëve praktikantë të gjinisë femërore në Komunën e Ferizajt, ngase ka ndodhur disa herë që për të punësuar u kanë kërkuar favore të ndryshme përfshirë edhe ato seksuale, andaj kjo qeverisje duhet kundërshtuar për ato që i bënë në dëm të shoqërisë sonë, thuhet në reagimin e organizatës “Demokracia Studentore”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img