15,01,2026

Reagon BIK: Ministria e Drejtësisë nuk ndërhyn në punët tona, imamët dhe literatura janë caktuar për ligjërata në burgje

Must Read
BIK, Arkiv

“E vërteta është krejtësisht ndryshe, sepse këtu bëhet fjalë për caktimin e imamëve nga BIK-u, për të ligjëruar nëpër burgje dhe nëpër Shtëpitë korrektuese në 10 qendra të Kosovës, dhe atë me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Drejtorisë së Burgjeve. Me këtë rast do të bëhet edhe verifikimi i literaturës fetare, e cila momentalisht gjendet nëpër burgje.

Pra, nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërhyrje në punët e brendshme të BIK-ut nga ana e askujt, sepse kjo punë është çështje jona e brendshme, e cila është e rregulluar me Kushtetutën e BIK-ut dhe Rregulloret e punës në fuqi”, thuhet në reagim e nënshkruar nga kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img