11,09,2025

Reagojnë Enveristët: Nexhmije Hoxha nuk do te vdes pa e parë fundin e turpshëm të vampirëve të demokracisë fashiste në Shqipëri

Must Read

Me 20 dhjetor 2017 gazeta dhe portale elekronike, e shpërndanë lajmin e rremë se kinse ka vdekur Nexhmie Hoxha. Këta lugetër faqezinj, hije e rëndë e nazifashizmit italogjerman, të ngelur qe nga lufta e dytë botërore në Shqipëri. Pasi që furishëm u ndërsyen në vitet 90-ta nga nëntoka serbe për ta djegur, shkatërruar, plaçkitur dhe rrënuar çdo gjë në vendin e tyre, ata pasi mbi dhe shkulën dhe shkaktuan një shkatërrim të tmerrshëm, ju vërsulën edhe përbaltjes së historisë, falsifikimit dhe demolimit të saj , sikurse edhe zhvarrosjes së kapedanëve më të lavdishëm të popullit tonë.
Klyshët e tërbuar të Beogradit dhe klikave të spiunazhit ndërkombëtar të pa ngopur me shkatërrimin e pa ndërprera që i bënë vendit të tyre dhe historisë së lavdishme të tij, tani së fundi disa herë radhazi po e propagandojnë edhe vdekjen e shoqes Nexhmije.
Ne i paralajmërojmë këlyshët e demokracisë fashiste në Shqipëri se Nexhmia e cila aktualisht është një nga kujtesat e rralla të luftës nacional çlirimtare në Shqipëri, nuk do të vdes edhe për shumë kohë, mandej edhe për inat tuaj dhe pa e parë fundin e tmerrshëm për ju vegla të fëlliqura të fashizmit modern që nuk u ndalët deri në momentin e shkatërrimit të plotë të vendit dhe popullit tuaj.
Shqipëria që në vitet e 90-ta posedonte fabrika, uzina, kantiere detare plantacione me drunj frutor dhe ishte një lulishte e mrekullueshme, e kthyet në poligon droge dhe prostitucioni.
Villni e fëlliqni sa të mundni sepse fundi i juaj i zi është sa afër aq edhe i sigurt. Nexhmie Hoxha nuk do të vdes pa e parë ngordhjen tuaj që keni trup njeriu e kokë Drakulle

Me respekt LPSH-KVE
Kryetar:Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img