27,12,2024

Reagimi i Ramës për trenin: Serbët kurrën e kurrës si zot të vendi në Kosovë

Must Read

Në një postim të tij në Facebook, Rama i është përgjigjur një komentuesi me emrin Enver pasi e kishte pyetur lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se serbët mund të vijnë në Kosovë vetëm si turistë, por “kurrën e kurrës si zot të vendit”.

“O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavise e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! Serbia do ta vuaje atë te shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera – herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do të vijnë një dite po si zot te vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës😀 Keto lojrat me trena e me aeroplana jane manovra politike, per hesape politike, po hesapi i lirise e pavaresise se Kosoves eshte kry Enver”, ishte përgjigja e Ramës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img