Hapja qendrës tregtarë në Ferizaj u përshëndet nga shumë ferizajas. Në këtë qendër tregtarë u përqendruan bizneset më të njohura në Kosovë.
Por sipas një reagimi të qytetarëve dërguar redaksisë së Ferizajpress dikush këtë po e shfrytëzon për reklamim.
Në një reagim të qytetarëve ngritet shqetësimi në lidhje më një njoftim të publikuar në biznesin “Missini” për mbyllje të lokalit në kohë të Xhumasë. Kjo kompani sipas një foto të dërguar nga këta qytetarë shkruan se nga 11:30 deri 12:30 ky lokal nuk punon pasi personeli gjendet në Xhuma.
“Kjo mbyllje e lokaleve me propagandë është qëllimkeqe. Ne jemi shtet laik dhe nuk duhet toleruar këtë reklamim. Pronari i kafiterisë “Missini” le të shkon ku të don por jo ta propagandojë këtë se nuk jemi në Arabinë Saudite, e Ferizaj nuk lejon të na bëhet gjaku ujë sikur qytetarëve të Mitrovicës nga është pronari dhe nuk mundet askush të luaj me dinjitetin tonë kombëtarë” thuhet në këtë reagim të qytetarëve.