17,05,2024

Reagim i grave asambliste të LDK-së së Ferizajt

Must Read
Gratë asambliste të Kuvendit Komunal të Ferizajt nga radhët e LDK-së e quajnë të padrejtë reagimin e një grupi të studentëve të quajtur OJQ “Demokracia studentore”, ku e riaktualizuan një çështje tashmë të kaluar dhe në mënyrë të padrejtë e pengojnë ecurinë e  punës normale të mbledhjes së Kuvendit Komunal.
Fuqizimi i gruas, respektimi i vlerave, krijimi i kushteve të barabarta, është synim dhe qëllimi i qeverisjes komunale të Ferizajt. Respektimi i institucioneve është obligim i çdo qytetari, duke mos keqpërdorur lirinë e shprehjes.
Ne mendojmë se është e drejtë e çdo qytetari dhe e çdo organizate ta ngrisë zërin për çfarëdo çështjeje, por konsiderojmë se në këtë rast bëhet fjalë për reagim që nuk bie në fushën e interesimeve të një organizate studentore. “Demokracia studentore”, me veprimin e sotëm, u ka dhënë edhe një mundësi atyre që duan t’i dramatizojnë, duke i dhënë petk politik edhe një incidenti fatkeq.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img