22,04,2024

RDK në Ferizaj: Veprimi i PK-së për mbylljen e Kazinove dhe Bastoreve në Ferizaj i vonuar por i qëlluar

Must Read

Rina Demokratike e PDK-së në Ferizaj ka përshëndetur  aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e  Kazinove dhe Bastoreve  në Ferizaj.Ky aksion edhe  pse pak i vonuar  është aksion për tu përshëndetur ,thuhet në komunikatën për medie lëshuar nga ky forum.

Komunikatën e plotë lëshuar nga RDK në Ferizaj mundë ta lexoni në vazhdim;

Veprimi i Policisë së Kosovës për mbylljen e Kazinove dhe Bastoreve në Ferizaj është për t’u përshëndetur edhe pse si i tillë ndoshta është i vonuar e që në rrethana tjera nuk do të duhej të ndodhte fare pasi që shumë më mire do të ishte që këto dukuri negative të personave abuzues me pushtetin të parandaloheshin.

Këto biznese të jashtëligjshme nuk janë hapur vetvetiu, ato janë ndihmuar nga një dorë e zgjatur e pushtetit e cila për legjitimimin e tyre sigurisht se ka kërkuar edhe “karamelet”.

Secila prej tyre është e pajisur me leje pune edhe pse është në kundërshtim me ligjin në të gjitha pikat e posaçërisht në distancën e tyre nga zona e parë e qytetit që d.m.th se asnjëra nga to nuk është më larg se 500 m ashtu siç e parasheh ligji.

Qytetarët e Ferizajt duan dhe duhet ta dinë se kush janë këta zyrtar komunal të cilët kanë lëshuar këto leje.

Fillimisht duhet të ngriten hetime ndaj Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqës i cili po të mos kishe gisht apo po të mos ishte në dijeni për këto vepra sigurisht se do të duhej të vepronte deri tani. Ai para ca kohësh ndërmori një aksion për të mbyllur këto Kazino, i cili më shumë ishte aksion mediatik spektakular për ta paraqitur si sukses të tij ndërsa po i njëjti tanimë është pjesë e këtyre ujërave të ndyra. Dilema është se a është duke urdhëruar Kryetari Svarqa, drejtorin e Urbanizmit dhe planifikimit hapësinorë Faik Graincën për t’i dhënë këto leje, a janë duke bashkëpunuar në këtë drejtim së bashku për të ndarë në fund shpërblimin apo vetë Faik Grainca është duke ndërmarr këta hapa pa e pyetur fare Kryetarin ashtu siç është përfolur çdoherë se Faiku nuk e merr parasysh Svarqën.

Shqetësimi i ynë më i madh janë thirrjet tona të vazhdueshme të Prokurorit përderisa nuk po shohim hapa konkret. Duam ta dimë edhe sa herë duhet t’iu ftojmë t’i hetoni këto gjëra?

Pse po bëheni pjesë e së keqes në të cilën bënë pjesë krimi dhe keqpërdorimi?

Qytetarët që jetojnë në këtë vend duan përgjigje, prandaj hetoni dhe dëshmoni që nuk qëndroni mbrapa këtij krimi!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img