17,11,2024

Rasti i Astrit Deharit, Ministria e Drejtësisë pezullon nga detyra Kryeinspektorin, Ylber Topalli

Must Read

Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate për media ka njoftuar për pezullimin nga puna të Kryeinspektorit të Inspektoratit, Ylber Topalli.Procedura disiplinore ndaj Topallit është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016, thuhet në njoftimin e MD-së.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Drejtësisë përmes kësaj komunikate njofton se mbi bazën e gjetjeve në Raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, sot Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për pezullimin nga puna të Kryeinspektorit të Inspektoratit, z. Ylber Topalli.

Procedura disiplinore ndaj z. Topalli është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016.Me këtë rast, pas konstatimit të gjetjeve të Raportit të cilat i kemi proceduar edhe në Prokurori të Shtetit, bëjmë thirrje dhe theksojmë nevojën e vazhdimit të procedurave hetimore për trajtimin e mëtutjeshëm të të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti.

Ndërsa Topalli përmes një deklarate vendimin ndaj tij e vlerësoi si shkelje ligjore

“… jam në pushim mjekësor prej të hënës nuk kam dit kurgjo. S’kam as njoftim as kurgjo hiq.  Është vendim i pabazë. Unë e di çka kam punu unë dhe çka bëj unë. Është marrë vendim nga një Komision ilegjitim i formuar nga Ministria. Ata janë inspektorë të mi, paramendoni inspektorët e mi me inspektu punën e kryeinspektorit, është shkelja e parë ligjore”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img