28,12,2024

Rasti “Brezovica 3”, një muaj paraburgim ndaj tetë të dyshuarve në Ferizaj

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë të pandehurve në rastin “Brezovica 3”.

Sipas komunikatës për medie, masa e paraburgimit është vendosur për disa persona për marrje dhe dhënie ryshfeti.

Detaje nga komunikata:

I.M. i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së.

A.I.. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.

Z.G dhe A.X. të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së; në bashkëkryerje ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

M.SH. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.

F.H. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.

R.A. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së; falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së.

H.A. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) të dyshuarve: I.M., Z.G., A.X., M.SH., F.H., R.A., H.A. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë, ndërkaq sa i përket të pandehurit A.I. i caktohet masë e sigurisë me të cilën është urdhëruar paraqitja në Stacionin Policor – Qendra në Prishtinë dhe ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img