18,10,2025

Raportohen 2,500 euro të falsifikuara në Podujevë e Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është raportuar për tri raste të dyshimit për para të falsifikuara.

Dy prej rasteve janë raportuar në qytetin e Podujevës, ku zyrtar bankar në dy rrugë të ndryshme të qytetit kanë bërë të ditur se gjatë numërimit të parave kanë hasur njëri në tri kartëmonedha në vlerë nga 500 euro, ndërkaq tjetri në një kartëmonedhë në vlerë prej 500 euro.

Ndërkohë, rasti i tretë është raportuar në Ferizaj, ku një zyrtare bankare kishte hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro gjatë numërimit të parave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përmbyll numërimin: Këta janë më të votuarit për Asamblenë Komunale

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Ferizajt. Në zgjedhjet e së dielës, fitues për kryetar të kësaj komune...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img