UNDP dhe USAID në bashkëpunim me Ministrinë Administrimit të Pushtetit Lokal ditë më parë ka publikuar Mozaikun e Kosovës 2015.
Raporti parqet pikëpamjet e mbi 6700 banorëve për kualitetin e shërbimeve publike dhe performancën e autoriteteve lokale. Ky raport krahason performancën e shërbimeve publike për vitet 2003. 2006, 2009, 2012 dhe 2015.
Edicioni i këtij viti paraqet perceptimet dhe mendimet e të intervistuarve nga 38 komunat e Kosovës për performancën e qeverisjes vendore duke përfshirë nivelet e kënaqësisë me furnizimin me ujë,energji elektrike,shërbimet emergjente,kujdesin shëndetësorë,arsimin,infrastrukturën rrugore,sigurinë,mbrojtjen e mjedisit si dhe aktivitetet kulturore.
Raporti krahason rezultatet e vitit 2015 me ato të anketave të mëparshme,për të siguruar një analizë të tendencave në aspektin e kënaqësisë së përgjithshme të kosovarëve me shërbimet publike dhe institucionet e qeverisjes vendore.
Sipas këtij raporti kënaqshmëria e qytetarëve ka shënuar rënie.
Se sa është kënaqshmëria e qytetarëve të Ferizajt me shërbimet publike gjatë këtyre viteve mundë të shihen përmes këtij raport.
Në fotot e më poshtme janë paraqitur tabelat për shërbimet publike në Komunën e Ferizajt të vizualizuara edhe përmes diagrameve.
Raportin komplet mund ta shihni KËTU
.