24,11,2024

Raporti i Progresit, ndëshkim i politikanëve të papërgjegjshëm

Must Read
Apostolova

Vërejtje të shumta për institucionet e Kosovës janë përsëritur edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për këtë vit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Politizimi i administratës publike, politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, pafuqia e sistemit gjyqësor për largimin e ndikimeve politike, mungesa e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesa e zhvillimit ekonomik, mungesa e përparimit të cilësisë së arsimit janë disa nga vërejtjet kryesore që jepen për Kosovën.

Gjithashtu është theksuar fakti që Kosova për të marrë liberalizimin e vizave duhet të përmbushë dy kriteret e mbetura në këtë proces e që janë luftimi i krimit e korrupsionit dhe Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Por, zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se ky raport nuk është ndëshkim për qytetarët e Kosovës, por është ndëshkim për politikanët të cilët nuk kanë punuar për përmbushjen e kritereve.

“Polarizimi mes Qeverisë dhe opozitës ka vazhduar. Funksionimi normal parlamentar është penguar përgjatë një pjese të periudhës kohore të përfshirë në këtë raport, duke përfshirë përdorimin e mjeteve të dhunës nga ana e anëtarëve të opozitës. Të gjitha partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të ri-angazhohen për një dialog konstruktiv me Kuvendin si forumin kryesor për debat politik. Kthimi i kohëve të fundit i anëtarëve të opozitës në aktivitetet parlamentare është një hap i mirëpritur”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img