22,12,2025

Raporti i FMN-së: Ekonomia e Shqipërisë rritet për 3.4%

Must Read
FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson në raportin e fundit se, konsumi privat do të rritet me 3.8 për qind gjatë këtij viti, ndërkohë që në raportin e mëparshëm, atë të muajit maj vlerësonte një rritje të konsumit privat me 3.4 për qind.

Pavarësisht se rritja e konsumit projektohet në rënie, në 2.7 për qind gjatë vitit të ardhshëm, ky projeksion është rishikuar në territor pozitiv në krahasim me 6 muaj më parë, kur vlerësonte një rritje me vetëm 1.5 për qind.

Edhe rritja reale e kërkesës së brendshme rishikohet në territor pozitiv, në 7.4 për qind nga 5.9 për qind gjatë vitit aktual. Një tjetër projeksion pozitiv është ai që i referohet eksporteve. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson një rritje me 5.7 për qind të eksporteve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikon në territor pozitiv edhe projeksionet për borxhin e jashtëm të vendit dhe ato për borxhin publik. Sa i përket inflacionit, Fondi Monetar Ndërkombëtar, projekton një normë pranë 1.1 për qind gjatë vitit aktual, nga 1.9 për qind që projektonte në muajin maj. /Telegrafi/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img