20,02,2024

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt

Must Read

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET  KRIMINALE
LAJMERIM I RREMË/PAKO ME MBI SHKRIME KERCENUESE
Sheshi ne afërsi të Kuvendit Komunal-Ferizaj. 15.10.2016 – 07:33. Është raportuar për një mjet të dyshuar që gjendet në afërsi të Kuvendit Komunal në Ferizaj. Njësit policore dhe njësit për  deminim kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilat pas verifikimit kanë konstatuar se është një pako me  mbeturina  dhe nuk ka mjet të dyshuar. Pas një  pune hetimore janë  identifikuar dhe arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Ashkali te cilët besohet se kane inskenuar rastin. Me vendim te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Tahir Sinani, Shtime. 15.10.2016-01:40. Njësiti policor ka ndaluar një veturë ne te cilën gjendeshin dy te dyshuar, vozitësi dhe pasagjeri meshkuj K/Shqiptar. Gjate kontrollit  ne veturë janë gjetur dhe konfiskuar 2.20  gram substance e dyshuar narkotike te llojit Marihuanë  dhe një shufër. Dy te dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër te prokurorit pas intervistimit lirohen ne procedure te rregullt.

LËNDIM I LEHTE TRUPOR
Rr. Enver Topalli, Ferizaj. 15.10.2016-16:30. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje eshte sulmuar fizikisht nga dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.  Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt.

VETURË E VJEDHUR
Fsh. Gotoushe, Shtërpcë. 15.10.2016 – 14:20. Ankuesi mashkull K/Serb ka raportuar se persona të pa njohur i kane vjedhur veturën Golf  me targa lokale. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• ANP, Adem Jashari  14.10.2016-23:50.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore ne Ferizaj, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet ne qendrën e mbajtjes.
• Rr. Vëllezërit Gërvalla , Ferizaj. 14.10.2016-22:55.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore ne Ferizaj, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet ne vuajtje te dënimit ne burgun e Gjilanit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Diskutohet orari i barnatoreve për qytetin e Ferizajt

Sot është mbajtur konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img