Sport

Ranieri befason të gjithë: Ja çfarë do të bëjë Leicesteri vitin e ardhshëm (Foto)

By FerizajPress

April 19, 2016

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij më të fundit.

Leicester është shumë pranë titullit kampion, me 5 pikë më shumë se Tottenham i vendit të dytë me katër ndeshje të mbetura.

Sidoqoftë, trajneri italian ka deklaruar se Leicester nuk do të luftojë për titull sezonin e ardhshëm, përcjell Gazeta Blic nga “Goal.com”

Sipas Ranierit, ekipi i tij do të synojë vetëm përfundimin në top 10-she, përkundër faktit se këtë sezon me shumë gjasë do ta fitojë titullin e kampionit.

“Ky vit është i jashtëzakonshëm dhe ne jemi në dijeni të kësaj”, tha Ranieri për ‘AS’

“Por, duhet të kujtojmë se jemi këtu për shkak se favoritët rrëshqitën, dhe kjo nuk do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Realiteti ynë do të jetë përfundimi në top 10-she”, përfundoi strategu italian. /Gazeta Blic/